top of page

Akullore me karamel

Përbërësit:

Për 4 persona:

100 g sheqer,

3 të verdha vezësh

2 gota pana (krem qumështi).

 

Përgatitja:

Vendoseni sheqerin në një tigan, lageni me një lugë ujë të ftohtë dhe treteni në zjarr të dobët. Ngriheni pak flakën e zjarrit, hiqeni shkumën dhe kur shirupi të këtë marrë ngjyrë të kuqe të praruar hidhni në enë gjysëm gote ujë të ngrohtë dhe hiqeni tiganin nga zjarri. Mbulojeni, vendoseni përsëri në zjarr shumë të ulët. Pas rreth 20 minutash, sheqeri duhet të jetë shkrirë krejtësisht dhe të ketë konsistencën e një shërbeti të trashë. Rrihni vezët në një tas me pirun, hidhuni përsipër shërbetin me ngadalë duke e trazuar shumë fort derisa të përftohet një masë e lehtë dhe e fryrë. Vazhdoni të përzjeni derisa të ftohet. Vendoseni enën në kompartimentin me ngrimje të thellë të frigoriferit për gjysëm ore. Rrihni panën pa sheqer dhe bashkojani përgatesës karamel- e verdhë veze. Hidheni në makinën e akullores dhe pas 20 minutash akullorja është gati. Ndajeni nëpër tasa dhe shtroheni.
 

Komentoni për recetat që ndodhen në këtë faqe. Bëni kërkesat tuaja për receta të tjera që dëshironi dhe shpërdajeni këtë faqe me miqtë tuaj në facebook dhe google+

Përkrahni këtë projekt me donacionin tuaj!

Kryeni një donacion për mirëmbajtjen e kësaj faqje dhe për receta të reja gatimi.

Zgjidhni shumën që dëshironi ose klikoni mbi butonin Donate.

Shërbimi është i sigurtë dhe ofruar nga PayPal

Donate with PayPal
FOLLOW US
  • Facebook - Black Circle
  • Twitter - Black Circle
  • Google+ - Black Circle
  • YouTube - Black Circle
  • Instagram - Black Circle

  ©copyright by MR 2015

bottom of page