
Akullore me luleshtrydhe

Përbërësit:
Për 6 persona:
500 g luleshtrydhe
akullore krem.
Përgatitja:
Përgatisni akulloren si akullore kremi me vanilje (Zieni qumështin me vaniljen. Punojini të verdhat e vezëve me sheqerin derisa masa bëhet e bardhë dhe e fryrë. Vendoseni në zjarr, hidhni pak nga pak qumësht të nxehtë dhe vazhdoni të përzieni pa e lejuar të marrë valë. Kur kremi e vesh lugën hiqeni nga zjarri dhe filtrjeni në kullesë. Lëreni të ftohet duke e përzier herë pas here. Hidheni në makinën e akullores, lëreni për 15-20 minuta. Hiqeni kremin në momentin e servirjes). Lani dhe thani luleshtrydhet, ruajini disa të plota, shtypini me një pirun të gjithë të tjerat dhe shtojani kremit. Vendoseni përgatesën në makinën e akullores për 20 minuta. Servireni akulloren nëpër tasa individuale duke i zbukuruar me luleshtrydhet e plota të mbajtura mënjanë. Në të njëjtën mënyrë mund të bëni akullore me pjeshkë, kajsi ose banane.
Komentoni për recetat që ndodhen në këtë faqe. Bëni kërkesat tuaja për receta të tjera që dëshironi dhe shpërdajeni këtë faqe me miqtë tuaj në facebook dhe google+