top of page

Akullore me mente

Përbërësit:

Për 4 persona:

200 g gjethe mente,

80 g sheqer,

60 g çokollatë,

2 vezë,

200 g panë për ëmbëlsira.

 

Përgatitja:

Grini shumë imët gjethet e mentes, mblidhini në një enë dhe përzjejini me sheqerin. Shkrijeni çokollatën në banjo-mari, hiqeni nga zjarri, lëreni të vaken dhe bashkojini 2 të verdhat e vezëve duke i përzier derisa të përftohet një krem homogjen. Lereni të ftohet. Rrihni panën dhe shtojani masës me sheqer e mente dhe çokollatës së tretur. Hidheni të gjithën në një formë dhe mbajeni në frigorifer për 3-4 orë. Hiqeni nga forma zbukurojeni me panë e gjethe mente.

 

 

Përkrahni këtë projekt me donacionin tuaj!

Kryeni një donacion për mirëmbajtjen e kësaj faqje dhe për receta të reja gatimi.

Zgjidhni shumën që dëshironi ose klikoni mbi butonin Donate.

Shërbimi është i sigurtë dhe ofruar nga PayPal

Donate with PayPal
FOLLOW US
  • Facebook - Black Circle
  • Twitter - Black Circle
  • Google+ - Black Circle
  • YouTube - Black Circle
  • Instagram - Black Circle

  ©copyright by MR 2015

bottom of page