
BISKOTA ME NUTELLA

Për të përgatitur këtë recetë përbërësit e nevojshëm janë:
-
1 vezë
-
180 g Nutella
-
160 g miell
Përgatitja:
Në një ene hidhni nutellën dhe vendoseni në mikrovalë në temperaturë mesatare për 1 min për ta shkrirë sepse duhet të jetë kremoze. Hidheni në një tas, shtoni vezën dhe përzjejini mirë, shtoni pak nga pak miellin në mënyrë që mos të formohen kokrriza. Pasi përbërja të jetë bërë homogjene me duar formoni toptha me madhësi sipas dëshirës dhe vendosini në tavë të mbuluar me letër kuzhine. Furri duhet ngrohur para kohe në temperaturë 170, cdo 10 min duhen kontrolluar sepse pjekja ndryshon në varësi të furrës, kujdes sepse nese I lëm më tepër bëhen shumë të forta . Shijojini të ftohta, të mbuluara me sheqer pluhur. Për të shoqëruar mëngjesin tuaj ose ndonjë vakt zemër me një gatë lëng frutash.
Ju bëftë mirë!
Komentoni për recetat që ndodhen në këtë faqe. Bëni kërkesat tuaja për receta të tjera që dëshironi dhe shpërdajeni këtë faqe me miqtë tuaj në facebook dhe google+