top of page

Brumi për pica

Përbërësit:


1 kg miell
6-7 lugë vaj ulliri
50 gr maja birre
2 lugë sheqer
10-15 gr kripë
1 gote ujë
 

Përgatitja:

Në një gotë hedhim majanë e birrës dhe sheqerin, i shkrijmë me pak ujë të vakët. Në një enë të madhe hedhim miellin e në mes të tij shtojmë gotën me ujë e majanë e shkrirë. I trazojmë mirë. Në një gotë tjetër hedhim kripë, vaj ulliri dhe pak ujë të vakët, i trazojmë mirë derisa të shkrihet kripa. E bashkojmë edhe këtë me miellin. Fillojmë të zëmë brumin. Shtojmë akoma ujë nëse është e nevojshme.

Vazhdojmë të ngjeshim brumin me dorë derisa të kemi arritur një masë homogjene. Mund ta vazhdojmë këtë proçes mbi dërrasën e punës. Më pas e vendosim përsëri në enë dhe e mbulojmë me një pecetë të pastër. E lemë në këtë mënyrë përreth dy orë. Duhet të kemi kujdes që enën mos ta lemë në korrent ajri. Pasi kanë kaluar rreth dy orë do të shohim se masa e brumit është dyfishuar.

Tashmë brumi është gati për tu hapur e për të bërë picën. Mund ta mbushim me përbërësit që dëshirojmë.

Komentoni për recetat që ndodhen në këtë faqe. Bëni kërkesat tuaja për receta të tjera që dëshironi dhe shpërdajeni këtë faqe me miqtë tuaj në facebook dhe google+

Përkrahni këtë projekt me donacionin tuaj!

Kryeni një donacion për mirëmbajtjen e kësaj faqje dhe për receta të reja gatimi.

Zgjidhni shumën që dëshironi ose klikoni mbi butonin Donate.

Shërbimi është i sigurtë dhe ofruar nga PayPal

Donate with PayPal
FOLLOW US
  • Facebook - Black Circle
  • Twitter - Black Circle
  • Google+ - Black Circle
  • YouTube - Black Circle
  • Instagram - Black Circle

  ©copyright by MR 2015

bottom of page