
Gurabija
Përbërësit:
Për një tepsi – 20 copë
500-600 gr. miell
2 vezë
100 gr. kos
50 ml. vaj
150 – 200 gr sheqer
1 lugë sheqeri sodë bikarbonati (sodë buke) ose pluhur për pjekje
1 pako sheqer vanilje
Udhezimet:
1. Në një enë së pari vezët përzihen me sheqer, pastaj shtohet kosi e vaji , përzihen me mikser ose tel kuzhine, në fund i shtohet mielli i përzier paraprakisht me sodën e bukës.
2. Nga masa e brumit formohen topat në madhësi të njëjtë, dhe në një tepsi të lyer me yndyrë topthat vendosen , dhe njëkohësisht shtypen me dorë për t´i dhënë formë të rrumbullakët.
3. Në furrën e nxehtë prej 200 °C , gurabijet piqen për 15 deri 20 minuta.

Komentoni për recetat që ndodhen në këtë faqe. Bëni kërkesat tuaja për receta të tjera që dëshironi dhe shpërdajeni këtë faqe me miqtë tuaj në facebook dhe google+