top of page

KEK ME ARRA KOKOSI DHE ÇOKOLLATË

                                                                 

 

Arrë kokosi është një shoqërues ideal I ëmbëlsirave, si përbërës I tyre ose si dekorues për të joshur syrin.

Për të përgatitur këtë ëmbëlsirë nevojiten:

  • 150 g miell

  • 120 g arrë kokosi

  • 100 g arra të copëtuara

  • 150 g gjalp

  • 150 g sheqer

  • 40 g cokollatë

  • 4 vezë

  • ½ gotë qumësht

  • ½ bustinë lievito(sodë për ëmbëlsira)

 

Fillimisht cajmë vezët dhe ndajmë te verdhat nga të bardhat. Të verdhat I përzjejmë me sheqerin deisa përbërja të bëhet uniforme, shtojmë gjalpin e shkrirë, shtojmë pak nga pak miell dhe sodën për ëmbëlsira, cokollatë dhe arrën e kokosit. Punojmë me përbërjen duke I përzjerë ingredientët mirë. Marrim një tjetër enë dhe rrahim të bardhat e vezëve dersia të bëhen si të ngrira. Më pas të bardhat e vezëve I shtojmë te përbërja që përgatitëm më parë dhe I përzjejmë në një drejtim ne kahun orar, përzjerja duhet të jetë e ngadaltë dhe nga poshtë lartë. E bëjmë këtë lëvizje derisa most ë shohim më gjurmë të të bardhës së vezës. Tavën ku do vendosim masën e lyejmë me gjalp. E vendosim në furrë në temperaturë 180 për 25-30 min. mund ta kontrolloni pas 15 min dh eqë të bindeni se është bërë, bëni provë me një kunjë dhëmbësh duke e future te keku. Nese kunja nuk ka shenjë brumi kjo tregon që keku është gati. E presim ne formen që dëshirojmë dhee spërkasim me pak cokollate.

Ju beftë mirë!

 

 

Komentoni për recetat që ndodhen në këtë faqe. Bëni kërkesat tuaja për receta të tjera që dëshironi dhe shpërdajeni këtë faqe me miqtë tuaj në facebook dhe google+

Përkrahni këtë projekt me donacionin tuaj!

Kryeni një donacion për mirëmbajtjen e kësaj faqje dhe për receta të reja gatimi.

Zgjidhni shumën që dëshironi ose klikoni mbi butonin Donate.

Shërbimi është i sigurtë dhe ofruar nga PayPal

Donate with PayPal
FOLLOW US
  • Facebook - Black Circle
  • Twitter - Black Circle
  • Google+ - Black Circle
  • YouTube - Black Circle
  • Instagram - Black Circle

  ©copyright by MR 2015

bottom of page