top of page

Këshilla për shëndetin e zemrës

• Kontrolloni faktorët riskantë si

  1. përdorimi i duhanit

  2. hipertensioni

  3. kolesteroli i lart

  4. obeziteti etj.

 

• Kryeni aktivitet fizik në mënyrën e duhur.
• Pakësoni situatat që shkaktojnë ankth dhe stres.


Dieta e zemrës
- Rrisni konsumin e peshkut
- Përdorni fruta dhe perimeve të freskta të te gjitha llojeve.
- Duhet te konsumojmë bishtaja si fasulet, bizelet, qiqrat etj.
- Përdorni vajra vegjetal si vaji i ullirit, i misrit dhe i lulediellit duke shmangur vajrat që derivojnë nga kafshët si gjalpi apo pana.
- Të limitohet konsumimi i ëmbëlsirave si tortat, cokollatat sepse përmbajnë shumë yndyrna dhe sheqerna të thjeshtë.

• Preferohet përdorimi i ushqimeve që përmbajnë amidon si p.sh buka, patatja, makaronat, gjithmonë duke zgjedhur produkte integrale të pasura me fibra.
• Limitoni konsumimin e mishrave të yndyrshëm si ai i derrit, patës dhe rosës.
• Përdorni mishra të varfër me yndyrë si ai i pulës dhe i gjelit ( pa lëkurë), lepurin, qengjin.
• Reduktoni përdorimin e salciceve, sallamit, ëurstel.Në vend të tyre preferohet përsorimi i proshutës krudo.
• Pakësimi i përdorimit të produkteve që përmbajnë vlera të larta të kolesterolit e shumta 2 herë në javë si veza, mëlcitë, truri (i kafshëve).
• Përdorimi i qumështit të paskremuar, kosit pa yndyrë.
• Mos përdorimi i djathrave të stazhonuar ose të fermentuar.
• Të pakësojmë përdorimin  e pijeve të gazuara.
• Konsumoni vetëm një filxhan kafe në ditë.
• Përdorni verën për të shoqëruar vaktet ushqimore por pa e eksagjeruar.

 

        Pse të përdorim peshkun?
Rëndësia e peshkut fillon që me Eskimezët të cilët përdorin sasi të mëdha peshku, kanë vlera të ulta yë triglicerideve dhe të kolesterolit, madje vdesin sa më pak nga sëmundjet kardiovaskulare. Kjo për shkak të yndyrave që përmban peshku polisaturnet me omega-3. Sipas studimeve laboratorike omega-3 ndalon progresimin e aterosklerozës dhe formimin e trombozave.

 

        Pse duhet të konsumojmë fruta dhe perime?
Sipas studimeve personat që kanë përdorur më shumë fruta në krahasim me të tjerët kanë rrezik më të ulët për tromboza dhe infarkte.

 

        Pse duhet të përdorim vajrat vegjetal?
Vajrat vegjetal nuk kanë yndyrna të saturuara dhe kolesterol ndryshe nga vajrat që derivojnë nga kafshët të cilat rrisin rrezikun për aterosklerozë.

 

Komentoni për recetat që ndodhen në këtë faqe. Bëni kërkesat tuaja për receta të tjera që dëshironi dhe shpërdajeni këtë faqe me miqtë tuaj në facebook dhe google+

Përkrahni këtë projekt me donacionin tuaj!

Kryeni një donacion për mirëmbajtjen e kësaj faqje dhe për receta të reja gatimi.

Zgjidhni shumën që dëshironi ose klikoni mbi butonin Donate.

Shërbimi është i sigurtë dhe ofruar nga PayPal

Donate with PayPal
FOLLOW US
  • Facebook - Black Circle
  • Twitter - Black Circle
  • Google+ - Black Circle
  • YouTube - Black Circle
  • Instagram - Black Circle

  ©copyright by MR 2015

bottom of page