
MAKARONA NË FURRË

Receta që po ju paraqes është një ndër gatimet tradicionale italiane, ndër më të preferuarat sepse përbërësit e saj janë mjaft të thjeshtë dhe përfshihen:
-
500 g makarona
-
500 ml salcë domatesh
-
500 g mish të grirë
-
200 g djath kackavall
-
2 kokkra qepë
-
Vaj, kripe , piper sipas dëshirës.
Ne një tigan hedhim pak vaj, shtojmë qepëen e grirë sapo qepa fillon të marrë ngjyrë shtojmë mishin e grirë, I përzjejmë, hedhim pak kripe, pas 5 min shtojmë salcën e domates. I lëm në zjarr për pak min, shtojmë gjysmë gote ujë dhe kur masa te jetë berë e lëm mënjanë. Në një enë hedhim ujë I shtojmë pak kripë dhe kur fillon të vlojë shtojmë makaronat, I lëm të zjejnë për pak min dhe I hedhim në kullonjëse. Makaronat e zjera dhe përbërjen me mishin e grirë I përzjejmë bashke dhe I hedhim ne tave të lyer me pak vajë. Për përgatitjen e beshamelës duhen:
-
2 lugë gjelle miell
-
3 lugë gjelle vaj ulliri
-
1000 ml qumësht
-
1 vezë
Hedhim mjellin dhe vajin në një ene dhe e vendosim në zjarr, I përzjejmë mirë e mirë derisa të bëhen një masë homogjenë. Sapo fillon të nxjerri bulëza e heqim nga zjarri dhe shtojme pak nga pak qumësht duke e përzjerë në vazhdimësi që most ë formohen kokrriza, pasi përberja të jetë gati rrahim në një pjatë vezën dhe e shtojmë, e vendosim në zjarr për 3 min dhe më pas ja hedhim sipër makaronave. Djathin e grirë e hedhim sipër dhe i vendosim në furrë në temp 200 për 15 min.
Shijojeni !
Komentoni për recetat që ndodhen në këtë faqe. Bëni kërkesat tuaja për receta të tjera që dëshironi dhe shpërdajeni këtë faqe me miqtë tuaj në facebook dhe google+