
Pice me proshute dhe mozarela

Për përgatitjen e brumit nevojiten:
• 500 gr miell
• 1/2 maja birre
• 2 lugë kripe
• 200 ml ujë të ngrohtë
• 30 ml vaj ulliri
Përgatitja:
Në një enë hedhim ujin dhe majanë e shkrijmë në të. Më pas shtojmë miellin dhe kripën. E lëm të vijë derisa të dyfishojë përmasat. Kur shohim që ka ardhur marrim tepsin vendosim letër kuzhine dhe shtrojmë brumin duke e hapur me duar, marrim dhe pak vaj ulliri për ndihmë. Sipër hedhim salcë domatesh. Marrim proshutën që e kemi prerë dhe mozarelën dhe ia hedhim sipër. E vendosim në furrë në temperaturë 200° për 30 min. Gati shpejt dhe thjeshtë :) Ju bëftë mirë!

Komentoni për recetat që ndodhen në këtë faqe. Bëni kërkesat tuaja për receta të tjera që dëshironi dhe shpërdajeni këtë faqe me miqtë tuaj në facebook dhe google+