
REVANI ME NISESHTE

Si të bëjmë revani të shijshme pa e kthyer kuzhinën në kaos? Ja receta për ju.
Është një ëmbëlsirë tradicionale shqiptare. Në zona të ndryshmë ka përgatitje të ndryshme, ajo që na duhet ne është si ta përgatisim thjeshtë dhe ta shijojmë sic duhet. Përbërësit e nevojshëm janë:
° 2 kg qumësht
° 500 gr niseshte
° 500 gr sheqer
° 250 gr gjalp
Përgatija:
Përzjejmë niseshten me sheqerin dhe shtojmë pak nga pak qumësht duke e trazuar vazhdimisht. E vendosim në zjarr dhe vazhdojmë ta trazojmë që të ketë masë të njëtrajtshme. Kur shohim që po trashet shtojmë gjalpin e mbajmë dhe 10 min në zjarr dhe pastaj e largojmë. Marrim një tepsi, e lyejmë me gjalp dhe hedhim masën e përgatitur. Për ta niveluar sipër marrim 1 lugë niseshte dhe 1/2 gotë qumësht i përzjejmë sëbashku dhe krijojmë një masë për të lyer duart që masa që hodhëm në tepsi të mos ngjitet në to dhe të marrë një drejtim.
Uroj tju pëlqej!
Komentoni për recetat që ndodhen në këtë faqe. Bëni kërkesat tuaja për receta të tjera që dëshironi dhe shpërdajeni këtë faqe me miqtë tuaj në facebook dhe google+