
RULO ME MISH tË grir
Është një gatim i thjeshtë dhe i shëndetshëm. Ingredientët janë:
• 1 kg mish të grirë
• 3 patate
• 4 vezë
• kripë
• vaj ulliri
• piper dhe rigon
Për ta përgatitur zjejme fillimisht patatet për pak min, ndërkohe mishin e grire
e vendosim mbi një letë kuzhine dhe e hapim në sipërfaqen e saj në formë drejtkëndëshi.
Zjejmë vezët. Patatet i marrim, i pastrojmë dhe i shtypimme një pirua hedhim pak vaj ulliri dhe e perzjejme, shtojme kripë, rigon, piper. E shtrojmë mbi mish. Më pas vezet e zjera i pastrojme dhe i vendosim siper patates pure. Me ndihmën e letrës së kuzhinës e bëjmë role, sipër vendosim pak gjalp dhe e vendosim në furrë në temperaturë 200° për 30 min. Pas 15 min shkojmë dhe e kthejmë nga ana tjetër rolen që te thekriset nga të gjitha anët. Pasi është pjekur e vendosim në një pjatë dhe e presim në feta. Kënaqni syrin që të përgatitet të shijojë stomaku. Shoqërojeni me një gotë verë.
Ju bëftë mirë!



Komentoni për recetat që ndodhen në këtë faqe. Bëni kërkesat tuaja për receta të tjera që dëshironi dhe shpërdajeni këtë faqe me miqtë tuaj në facebook dhe google+