top of page

TRILEÇE

Per këtë ëmbëlsirë nevojiten:
   • 5 lugë (gjelle) miell
   • 5 vezë
   • 6 lugë sheqer
   • sode per ëmbëlsira cerek bustine.
Përgatitja:

Fillimisht në nje enë rrahim te bardhat e vezëve dhe i lëm mënjanë. Të verdhat i rrahim dhe i shtojmë sheqer, duhet vazhduar me rrahjen derisa të mos ndihen kokrrizat e sheqerit. Marrim të bardhat e vezëve dhe i shtojmë te të verdhat. I përzjejmë me një lugë vetëm në një drejtim duke filluar nga lart poshtë dhe ngadalë. Pasi të mos kenë ngelur gjurmë të të bardhës së vezës shtojmë pak nga pak miellin dhe ndërkohë e perzjejmë vazhdimisht po në të njëjtën mënyrë. Shtojme dhe
sodën dhe e rrahim edhe pak derisa të krijohen flluska. Kur të shohim që masa është bërë e njëtrajtshme e hedhim në një tavë të lyer më parë me vaj. E vendosim në furre me 180° për 20 min por duhet kontrolluar vazhimisht. E provojmë me një kunjë dhëmbësh nëse është pjekur. Pasi e nxjerrim e lëm të ftohet pak. Për përgatitjen e sherbetit me qumësht na nevojiten këta përbërës:
   • qumësht lope 1000ml
   • qumësht pana 500ml
   • qumësht panda 1 kuti
Ndërkohë përgatisim qumështin duke e përzjerë me qumështin e  panën dhe atë të pandës bashkë me të lopës, i hedhim mbi trilece që e lam të ftohet. E lyejmë me krem karamel dhe e vendosim në frigorifer sepse
preferohet të përdoret e ftohtë. 
Ju bëftë mirë!!!

Komentoni për recetat që ndodhen në këtë faqe. Bëni kërkesat tuaja për receta të tjera që dëshironi dhe shpërdajeni këtë faqe me miqtë tuaj në facebook dhe google+

Përkrahni këtë projekt me donacionin tuaj!

Kryeni një donacion për mirëmbajtjen e kësaj faqje dhe për receta të reja gatimi.

Zgjidhni shumën që dëshironi ose klikoni mbi butonin Donate.

Shërbimi është i sigurtë dhe ofruar nga PayPal

Donate with PayPal
FOLLOW US
  • Facebook - Black Circle
  • Twitter - Black Circle
  • Google+ - Black Circle
  • YouTube - Black Circle
  • Instagram - Black Circle

  ©copyright by MR 2015

bottom of page